Qëndrimet e Shalës janë edhe të AAK-së
Prishtinë, 25 gusht - Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kjo parti është e gatshme të hyjë në koalicion me të gjitha partitë, përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës, por që kryeministër të jetë Ramush Haradinaj.
Në një intervistë për Epokën e Re ajo është shprehur se qëndrimi i nënkryetarit të parë të AAK-së Blerim Shala se partia e AAK-ja nuk do tu ikë përgjegjësive për veriun dhe mundësisë së lidhjes së një koalicioni me PDK-në, është qëndrim edhe i partisë.
Shala është nënkryetarë i parë i AAK-së dhe sigurisht së deklaratat e tij janë në përputhje të qëndrimeve të partisë, ka thënë Kadaj-Bujupi.