18 Janar 2025

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan shënon 11 vjetorin e themelimit

Gjilan, 21 gusht -  Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan shënoi 11 vjetorin e themelimit. Në takimin e organizuar për këtë çështje, para të pranishmëve folën Kryetarja e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, Besa Baftiu, si dhe deputeti Albin Kurti.

Baftiu foli për sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër pargjatë këtyre viteve të organizimit, si dhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, më theks të veçantë në muajt e fundit përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Deputeti Albin Kurti shpjegoi historikun e zhvillimit të VETËVENDOSJE!-s në  Gjilan dhe Anamoravë. Ai foli për nevojën e mobilizimit të popullit për t’i bërë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, si dhe iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal për protestën e radhës të datës 1 shtator, ashtu që kjo protestë të jetë sa më masive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)