21 Janar 2025

PZAP-ja ka pranuar 60 ankesa

Prishtinë, 27 qershor -  Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 60 ankesa. Të gjitha ankesat, që do të paraqiten në PZAP duhet të zgjidhen brenda 72 orësh. Pas kësaj bëhet certifikimi i zgjedhjeve dhe më pas në afat prej 30 ditësh duhet të mblidhet parlamenti i ri.

Të premten në orën 15:00 ka skaduar afati për ankesa të partive politike për zgjedhjet e 8 qershorit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në afatin 24 orësh ka pranuar gjithsej 60 ankesa. Kryetari i PZAP-së, Shukri Sylejmani, ka thënë për “Radio Kosovën” se nga ky numër, 34 ankesa janë nga LDK-ja,  2 ankesa nga PDK-ja, 2 nga AAK-ja,  13 nga Nisma për Kosovën, 1 ankesë nga AKR-ja dhe PDAK si dhe 7 të tjera nga partitë e komuniteteve.

“Këto ankesa kanë të bëjnë kryesisht me pretendimet se nuk i pranojnë rezultatet përfundimtare të KQZ-së për faktin se mendojnë se vota e tyre është keqnumëruar në QNR apo se është manipuluar me votën e tyre duke ia llogaritur kandidatëve të tjerë apo subjekteve të tjera”, ka thënë Sylejmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)