Pushtetarët përdorin institucionet e shtetit si mjet shantazhi
Prishtinë, 29 qershor - Rasti i presionit mbi Avokatin e Popullit, sipas ekspertëve, do t\'i faturohet rishtas shtetit të Kosovës edhe në raportet e ardhshme ndërkombëtare, sikur është Raporti i Progresit, DASH-it, etj.
Ndërsimi i organeve të drejtësisë kundër Avokatit të Popullit në detyrë Sami Kurteshit, vetëm pse ky i fundit adresoi kritika për punën e Prokurorive e gjykatave në vend, nga njohësit e sundimit të ligjit konsiderohen si presion publik dhe shantazh institucional qeveritar mbi institucionet që e luftojnë krimin dhe korrupsionin.
Ditë më parë, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë në përgjithësi është i dështuar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kryetari i saj janë çerdhe e krimit të organizuar.
Pas kësaj deklarate ka ndodhur një reagim dhe përgjigje e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me paralajmërimin për padi kundër Kurteshit.
Njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë se tani pushteti po i kundërvihet këtij institucioni duke përdorur mekanizmat e tij për shantazh.
Sido që të jetë, njohësit e sundimit të ligjit, inkurajojnë këtë institucion të pavarur, Avokatin e Popullit, që kurdoherë të jetë në nivelin e detyrës që i është besuar me ligj dhe Kushtetutë, dhe asnjëherë të mos bëhet mashë e pushtetit politik, që po përpiqet të ketë nën kontroll dhe t\'i shantazhojë e sundoje të gjitha institucionet, që bëjnë një hap pozitiv në denoncimin e shkeljes së ligjit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
/Kosova Sot/