19 Janar 2025

Pushtetarët e korruptuar fshehin pasurinë jashtë shtetit

Prishtinë, 5 qershor - Deklarimi i fundit i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Agjencinë Kundër Korrupsion të Kosovës, ashtu edhe si herëve paraprake, edhe tani ka treguar se nuk është shumë bindës, por as edhe i besueshëm, ngase ajo çka deklarohet është në shpërputhje të madhe me atë që ata e kanë në realitet.

Por, fshehja e pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë tanimë thuajse nuk është diçka e re, pasi kjo është bërë edhe një praktikë e keqe që të mos e deklarojnë në tërësi pasurinë që e posedojnë, madje as gjysmën e saj.

Në këtë drejtim, shtrohet edhe pyetja se a është kjo klasë politike e paturpshme dhe e padinjitet me rastin e deklarimit të pasurisë, pasi kësisoj po e mashtrojnë opinionin e gjerë rreth pasurisë së tyre, kurse Prokuroria e Shtetit nuk po fillon hetimet e pjesës së padeklaruar dhe të dyshimtë të pasurisë së tyre, të cilën besohet se e kanë shpërndarë qoftë në Shqipëri, Zvicër, Dubai, Maltë e gjetiu.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën, \"Kosova Sot\" ka thënë se politikanët e shumtë të Kosovës, të involvuar deri në fyt në banda kriminale, duke uzurpuar, vjedhur e plaçkitur, po ashtu duke blerë me dallavere ndërmarrjet shoqërore, apo edhe duke bërë kontrabandë dhe lloj-lloj trafikimesh, janë bërë edhe multimilionerë. Salihaj thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tyre është e padeklaruar.

\"Firma të ndryshme, pastaj komplekse banesore, konto bankare e para të gatshme, po ashtu depo me mallra, hotele dhe pompa benzine ata i kanë bartur në emra të vëllezërve e motrave, kunatave e dhëndurëve, pjesëtarëve të bandës e personave të tjerë, brenda e jashtë shtetit. Askush nuk i heton dhe ndjek ata, pasi një Prokurori dhe Polici e futur plotësisht nën kthetrat e tyre, kuptohet se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë\", është shprehur ai. Dibrani: Duhet të rishikohen deklarimet e pasurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)