Puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë
Prishtinë, 21 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe te varri i presidenti historik, Ibrahim Rugova, në 14- vjetorin e vdekjes së tij.
Kryeministri në detyrë Haradinaj tha se në këtë përvjetor, nderojnë veprën e presidentit Rugova dhe se momenti i ndarjes së tij nga jeta, zgjoi të gjithë popullin në këmbë.
“Sot bëmë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik doktor Ibrahim Rugova të nderojmë në emër të institucioneve të Kosovës, por edhe si njerëz dhe bashkëpunëtorë veprën e tij, por edhe momentin e ndarjes, një moment që e mbaj në mend gjithë jetën dhe që ka zgjuar gjithë popullin dhe një nderim i jashtëzakonshëm i popullit të Kosovës, i të gjithë miqve”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.
Në fjalën e tij para mediave, kryeministri në detyrë Haradinaj theksoi se Kosovën e presin shumë sfida por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë.