19 Janar 2025

Pulsi publik lanson përceptimet e shoqërisë civile në Kosovë

Prishtinë, 29 janar - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik me temë “Perceptimet e Shoqërisë Civile në Kosovë” në një tryezë të rrumbullakët që do të mbahet sot në sallën e konferencave të UNDP-së.

Të gjeturat e kësaj analize përfshijnë pjesën vëllimore që bazohet në të dhënat e mbledhura nga anketa e Pulsit Publik derisa pjesa kualitative është rezultat i dalë nga tri fokus grupe që janë mbajtë në: Prishtinë, Ferizaj, dhe Prizren.

Në dokument përfshihen edhe veprimet e mëtutjeshme që duhet ndërmarrë për të adresuar çështjet specifike.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të UNDP-së, USAID-së dhe të Organizatave të Shoqërisë Civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)