19 Janar 2025

Publikohet studimi për shkallën e refuzueshmërisë së vizave

Prishtinë, 19 dhjetor - Sot Zëvendës Ministri i Ministrisë së Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli dhe Zëvendës Udhëheqësja e UNDP-së znj. Steliana Nedera u takuan me ç’rast publikuan analizën “Studimi për shkallën e refuzueshmërisë së vizave në Kosovë”.

Dokumenti i veprimit është pjesë e projektit Pulsi Publik që financohet nga USAID.

Kjo analizë vlerëson shkallën dhe arsyet për refuzimin e vizave për qytetartë e Kosovës.

Dokumenti në fjalë prezanton jo saktësinë e statistikave për refuzimin e vizave që e prezantoi raporti i Komisionit Evropian për liberalizim të vizave i publikuar në shkurt të këtij viti duke i krahasuar ato me statistikat e vendeve antare të zonës Shengen, respektivisht me statistikat e Gjermanisë, Italisë dhe Finlandës.

Të gjeturat e këtij raporti janë se “statistikat për refuzimin e vizave në Kosovë për viza afatshkurtëra Shengen, të siguruara nga DP për Punë të Brendshme të KE, tregojnë një mospërputhje të madhe kur i krahasojmë me shifrat e siguruara nga ambasadat e shteteve anëtare.

Kur janë krahasuar të dhënat për shkallën e refuzimit të vizave me ato të Eurostatit, është konstatuar se statistikat e Eurostatit nuk paraqesin shkallën e vërtetë të refuzimit të vizave në Kosovë.”

Për më tepër dokumenti në fjalë analizon informatat që i ka publikuar eurostati dhe për arsye krahasimore janë marrë si exemplarë tri shtetet të BE-së, respektivisht Finlanda, Italia dhe Gjermania dhe si rezultat ka dalë që raporti i Eurostatit tregon se Finlanda ka refuzuar 99.2% të Vizave Shengen të kategorisë A dhe C.

Megjithatë, nga analizat e statistikave të siguruara nga Ambasada Finlandeze në Kosovë shihet se Ambasada ka pranuar 916 aplikacione për viza nga të cilat 776 viza A, C dhe LTV janë aprovuar përfundimisht.

Kjo do të thotë se shkalla aktuale e refuzimit të vizave nga Ambasada Finlandeze është 15.3%, e jo 99.2%.

Ngjashëm, të dhënat e siguruara nga Ambasada Italiane tregojnë se kjo ambasadë ka pranuar 9.942 aplikacione për viza në gjysmën e parë të vitit 2013, nga të cilat 7.843 janë aprovuar, gjë që paraqet një shkallë të refuzimit të vizave prej 21.11%.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore të vitit të kaluar, kjo ambasadë ka pranuar 8.473 aplikacione dhe ka lëshuar 6.518 viza, që paraqet shkallë të refuzimit prej 23.07%. Krahasimi i të dhënave tregon një zvogëlim në aplikacionet e refuzuara për viza.

Situata me të dhënat e ambasadës gjermane është e ngjashme. Sipas të dhënave të Eurostatit duket se Gjermania ka refuzuar 79.24% të aplikacioneve për viza, por as këto shifra nuk pasqyrojnë situatën reale. Sipas të dhënave të siguruara nga Ambasada Gjermane, shkalla e refuzimit për aplikacionet për viza C ishte vetëm 18%.

Në fund, dokumenti në fjalë nxjerrë disa rekomandime për Qeverinë e Kosovës, për shtetet që lëshojnë viza Shengen, për aplikuesit për viza, për mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ky është edhe një shembull i mirë i bashkpunimit me UNDP-në me të cilët gjatë vitit 2014 do të kemi një bashkpunim edhe më të theksuar duke zbatuar projektet të cilat tashmë i kemi diskutuar dhe planifikojmë ti zhvillojmë gjatë vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)