23 Janar 2025

Publikohet raporti “Vendosja e Drejtësisë në Zgjedhje”

Prishtinë, 16 korrik - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) publikoi raportin “Vendosja e Drejtësisë në Zgjedhje”, që mbulon të dhëna mbi dënimet e shqiptuara për shkeljet administrative që ndërlidhen me zgjedhjet, mbikëqyrjen e financave të subjekteve politike, hetimin dhe zgjidhjen e lëndëve të rënda penale, si dhe ankesat ndaj mediave.

Të dhënat që janë analizuar nga Instituti D4D janë ofruar nga institucionet menaxhuese të zgjedhjeve dhe institucionet e drejtësisë si në vijim: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria Shtetërore, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

Raporti gjithashtu përfshinë rekomandime që janë hartuar në konsultim me përfaqësuesit e këtyre institucioneve, për avancimin e koordinimit institucional për drejtësi në zgjedhje.
   
Krystyna Marty-Lang, Ambasadore e Zvicrës në Kosovë theksoi se ky raport mund të shërbejë si udhërrëfyes për hapat që institucionet për menaxhimin e zgjedhjeve dhe ato të drejtësisë duhen të ndërmarrin për t’u arritur drejtësia në zgjedhje.

Ajo shtoi se në këtë periudhë, kur nuk ka zgjedhje, është koha më e mirë për institucionet të reflektojnë mbi punën e tyre, dhe të konsiderojnë nëse një sistem i përbashkët do të lehtësonte punën e institucioneve për të menaxhuar lëndët e zgjedhjeve.

Mul Desku (PZAP) theksoi se janë duke punuar në zhvillimin e një sistemi për menaxhimin e lëndëve, që pritet të rris transparencën në shqyrtimin e ankesave në PZAP.

Bajram Ljatifi (KQZ) shtoi se edhe pse KQZ nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e kontesteve zgjedhore, KQZ mund të luaj një rol të rëndësishëm në ruajtjen e integritetit duke bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë, mirëpo edhe duke mbikëqyrur financat e subjekteve politike.

Laura Pula (PSH) tha se që nga zgjedhjet e vitit 2013 e tutje ka pasur një angazhim proaktiv të akterëve zgjedhorë dhe është arritur që të ketë një bashkëpunim me procedura standarde për të parandaluar shkeljet në zgjedhje.

Në anën tjetër, gjyqtarja nga Gjykata Themelore e Pejës, Lumturije Muhaxheri, përmendi se sfida e saj kryesore është të gjykojë lëndët e zgjedhjeve në mënyrë kolektive, pasi që në aktakuzat e ngritura nuk ceken veprimet individuale të secilit person të përfshirë në lëndë, dhe mungojnë të dhënat personale të të akuzuarëve.

Në këtë tryezë gjithashtu u përmend rëndësia e mediave në proceset zgjedhore. Adnan Merovci (KPM) tha se zgjedhjet cilësohen më të suksesshme nëse identifikohen problemet dhe trajtohen në mënyrë të drejtë nga institucionet.

Në përmbyllje të kësaj tryeze, Leon Malazogu (D4D,) ka thënë se hulumtimi mund të shërbejë si manual për institucionet e drejtësisë për veprimet që ata duhet t’i ndërmarrin në fazat e ndryshme të procesit zgjedhor.

Ai gjithashtu tha se koordinimi institucional duhet të rregullohet edhe me ligj gjatë reformës zgjedhore.
 
­Ky raport është publikuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) si pjesë e projektit për Drejtësi në Zgjedhje që përkrahet nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) të Zvicrës. Përmbajtja e këtij raporti është në tërësi përgjegjësi e Institutit D4D.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)