16 Janar 2025

Publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale

Prizren, 19 prill - Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon konferencë në kuadër të cilës do të publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale.

Panelistë në këtë organizim do të jenë: Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës dhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit.

EC Ma Ndryshe ka hartuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale duke dizajnuar 13 grupe indikatorësh/faktorësh, të cilët ofrojnë një pasqyrë e vlerësim të hollësishëm të transparencës së 15 komunave të Kosovës.

Në këtë konferencë do të publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale, duke analizuar dobësitë, por edhe praktikat e mira të pushtetit lokal kundruall transparencës dhe llogaridhënies. 

Projektin “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale”, EC Ma Ndryshe e ka iniciuar nga maji i vitit 2015 dhe i njëjti ka shtrirje në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, pastaj Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë, Shtërpcë, Vushtrri dhe Klinë.

Projekti në fjalë ka për qëllim që ti asistoj komunat në identifikimin e mangësive kryesore sa i përket transparencës sikurse edhe të ofroj udhëzime për adresimin dhe tejkalimin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)