Publikohet hulumtimi për fuqin vendimmarrëse në familjet në Kosovë
Prishtinë, 16 dhjetor - Caritas-i Zviceran organizon publikimin e hulumtimit me titull “Nga një këndvështrim gjinor: Kush vendos çfarë në ekonomitë familjare në zonat rurale në Kosovë?”.
Ky hulumtim analizon fuqinë vendimmarrëse në familjet në Kosovë nga një perspektivë gjinore; gjegjësisht, sa kanë fuqi vendimmarrëse gratë përbrenda institucionit të familjes duke paraqitur llojet e ndryshme të vendimeve përbrenda këtyre familjeve.