Publikohet Barometri i Ballkanit 2017

Prishtinë, 12 tetor - Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), për të tretin vit me radhë, ka publikuar Barometrin e Ballkanit, një hulumtim vjetor i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit: Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi.
Ndër indikatorët e matur, Barometri i Ballkanit 2017 sjellë edhe vlerësimin e besueshmërisë në institucionet publike dhe përcepcionin përkitazi me pavarësinë e tyre.
Bazuar në këtë hulumtim, në pyetjen e parashtruar se sa shumë u besoni institucioneve të listuara (Gjykatave dhe sistemit të drejtësisë; Parlamentit; Qeverisë; Ombudspersonit; Auditorit), për qëllimin e hulumtimit, 59% të respodentëve nga Kosova janë shprehur se kanë besim në Institucionin e Avokatit të Popullit, që e rangon më së larti në krahasim me institucionet e listuara nga në vendet në regjion, për të cilat, besueshmëri shprehin më pak se gjysma e popullatës (shih: Balkan Barometer 2017/ Public Opinion Survey, fq. 124 -125).
Për më tepër, ju lutem gjeni të bashkangjitur informatën lidhur me këtë hulumtim të opinionit publik të vitit 2017, si dhe hulumtimin në formatin e tij të plotë, i cili gjendet në web faqen e Regional Cooperation Council (RCC):http://www.rcc.int/seeds/files/RCC_BalkanBarometer_PublicOpinion_2017.pdf )