Publikohet analiza mbi mënyrën se si gjykatat trajtuan mos deklarimin e pasurisë
Prishtinë, 4 shtator - Agjencia kundër korrupsionit ka publikuar sot një analizë në lidhje me mënyrën se si gjykatat e Kosovës i kanë trajtuar rastet e mos deklarimit të pasurisë për vitin 2012 nga ana e zyrtarëve të lartë publik.
Agjencia kundër Korrupsionit ka iniciuar procedurën kundërvajtëse në Gjykatat kompetente ndaj të gjithë 306 zyrtarëve të lartë publikë që nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë në pajtim me nenin 5 të Ligjit nr. 04/L-050.
Agjencia kundër Korrupsionit ka pranuar nga gjykatat e shkallës së parë 179 Aktvendime. Nga numri i përgjithshëm i aktvendimeve të pranuara, 41 zyrtar të lartë publik janë dënuar në pajtim me Ligjin nr. 04/L-050, 70 zyrtarëve të lartë publik janë shqiptuar dënime nën 1000 ?, dhe masa qortim, të cilat janë në kundërshtim me ligjin nr. 04/L-050, ndërsa 68 raste janë pezulluar nga Gjykatat.
Nga ana tjetër nga Gjykata e shkallës të dytë Agjencia ka pranuar 35 Aktvendime. Nga numri i përgjithshëm i Aktvendimeve të pranuara, 5 zyrtar të lartë publik janë dënuar në pajtim me Ligjin nr. 04/L-050, 17 zyrtarëve të lartë publik janë shqiptuar dënime nën 1000 ?, dhe masa qortim, të cilat janë në kundërshtim me ligjin nr. 04/L-050, ndërsa 13 raste janë pezulluar.
Duke u bazuar në aktvendimet e pranuara nga Gjykatat për rastet e iniciuara në vitin 2012, mund të shihet se nga numri i përgjithshëm i rasteve të iniciuara ndaj 306 zyrtarëve të lartë publik, 179 prej tyre apo 58% e rasteve kanë vendosur Gjykatat, ndërsa në 127 raste apo 42% Agjencia nuk ka pranuar informacione lidhur me fatin e tyre.
Siç dihet me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë që ka qenë në fuqi gjatë vitit 2012, mos respektimi i tij është konsideruar veprim kundërvajtës, dhe praktikisht Gjykatat në shumicën e rasteve aktvendimet i kanë shqiptuar me dënime me gjobë ndaj zyrtarëve të lartë publik.
Në këtë drejtim shuma e përgjithshme e dënimeve të shqiptuara nga Gjykatat në shkallën e parë është: 69,370.00 ?uro, ndërsa në shkallën e dytë është: 11,500.00 ?uro.
Analiza e Agjencisë pasqyron se kjo shumë e dënimeve që është shqiptuar nuk është as minimumi i dënimit që kanë pasur për obligim të shqiptojnë Gjykata ndaj zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk kanë respektuar dispozitat e Ligjin nr. 04/L-050.
Sipas analizës nëse Gjykatat do ti trajtonin rastet në pajtim me dispozitat e ligjit të lartë përmendur, duke e llogaritur minimumin e dënimi i cili ka qenë 1,000.00 ?uro shuma e përgjithshme e dënimit që ishte shqiptuar ndaj 306 zyrtarëve do të ishte 306,000.00 ?uro.
Nëse llogaritet maksimumi i dënimit 2,500.00 ?uro që nuk është shqiptuar në asnjë rast, shuma e përgjithshme do të ishte 765,000.00 ?uro. Duke i krahasuar këto të dhëna Analiza konstatohet se është dëmtuar buxheti i vendit pikërisht nga Gjyqësori i cili nuk ka respektuar Ligjin nr. 04/L-050.