Publikohen rezultatet preliminare të regjistrit të diasporës
Prishtinë, 10 qershor - Në kuadër të projektit Ti je pjesë e atdheut, Ministria e Diasporës do ti publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës, të nxjerra nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31 dhjetor 2016.
Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik - Platforma elektronike - e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.