18 Janar 2025

PSHDK: Zgjedhjet dhe testi i demokracisë

Prishtinë, 15 nëntor - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) vlerëson se Kosova mbajti zgjedhjet lokale, të cilat u vlerësuan historike, për faktin se ato për herë të parë u organizuan në tërë territorin e Kosovës.

Po ashtu, këto zgjedhje sipas PSHDK-se ishin një barometër i mirë për të kuptuar edhe procesin e negociatave që vendi ynë po bën me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së.

Në fakt, zgjedhjet u vlerësuan të suksesshme, përkundër faktit se procesi ende nuk është përmbyllur.

Për PSHDK-në, është zhgënjyes fakti që procesi i numërimit të votave u zvarrit kaq shumë dhe kjo i le procesit një hije dyshimi.

PSHDK-ja është e shqetësuar se me mijëra vota që kanë dalur të pavlefshme. Kjo kuotë kaq e madhe votash të pavlefshme, është një dëshmi se procesi ka pasur mangësi serioze, që ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatin e përgjithshëm.

Po ashtu, PSHDK-ja është shumë e shqetësuar me fenomenin e blerjes së votës. Çdo parti që përpiqet të manipulojë e abuzojë në çdo formë më blerjen e votës, bën një atakim të madh mbi demokracinë, sidomos në vendin tonë ku demokracia është ende e brishtë.

PSHDK-ja qysh herët ka theksuar se postulati themelor i demokracisë janë zgjedhjet e lira dhe vullneti i sovranit është çdo gjë. Përpjekja për ta deformuar atë apo blerë këtë vullnet, i le një hije të zezë gjithë procesit.

\"Ne ju kërkojmë institucioneve përgjegjëse, që këto mangësi serioze, të rishikohen urgjentisht dhe mos të përsëriten në procesin e ardhshëm për zgjedhjet parlamentare.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)