PSHDK në Viti përkrah Sokol Halitin e LDK-së
Viti, 20 nëntor - Dega e Partisë Shqiptare Demokristiane te Kosovës (PSHDK) në Viti me të gjitha strukturat e saja në terren, tash e tutje do të përkrah fuqishëm kandidatin e degës së LDK-së në Viti, zotin Sokol Halitin,ka then Sekretari I pergjithshem i PSHDK-së Emanuel Demaj.
Kjo përkrahje vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit të dy subjekteve politike, por edhe nga bashkëpunimi që kishin mes vete edhe dy liderët historik, presidentit Ibrahim Rugova dhe akademik Mark Krasniqi tha zëdhënësi i degës së LDK-së në Viti Jakup Haxhiu.
Sipas tij dega e LDK-së dhe ajo e PSHDK-së në vazhdimësi kanë kultivuar bashkëpunim permanent në të gjitha fazat e rrugëtimit të tyre.
Sokol Haliti ndërkaq ka thënë se e gëzon përkrahja e PSHDK-së në balotazhin e 1 dhjetorit sepse kemi të njëjtin synim, ndryshimin dhe perspektivën sa më të mirë të qytetarëve të komunës së Vitisë.