19 Janar 2025

PSHDK: NATO-ja është sinonim i lirisë për Kosovën

Prishtinë, 7 prill - PSHDK-ja e vlerëson lartë vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-së, që Kosova të ketë statusin vëzhgues. Ky është një hap shumë pozitiv dhe i rëndësishëm, që përshpejton rrugën tonë për t’u integruar në familjen e popujve të lirë e të përparuar.

Për PSHDK-në, ky është një hap i madh drejt integrimit të vendit tonë në strukturat euro-atlantike.

PSHDK-ja e ka potencuar vazhdimisht, se integrimi në strukturat perëndimore, për Kosovën nuk është dhe nuk duhet konsiderohet si një luks, por një domosdoshmëri dhe detyrim, përpara të ardhmes sonë dhe detyrim ndaj të kaluarës.

Aleanca e vendeve më të fuqishme euro-amerikane, është përfaqësimi më i fuqishëm i vlerave të mëdha të lirisë, drejtësisë dhe humanizmit, sepse përbëhet nga kombet që janë kampion të lirisë dhe përparimit.

NATO për shqiptarët mbetet garanci për lirinë tonë dhe një portë e fuqishme nëpërmes së cilës mund të sendërtojmë të ardhmen tonë të prosperuar, ashtu sikur gjithë popujt e Europës, në paqe, drejtësi, solidaritet, liri dhe prosperim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)