PSHDK mirëpret ftesën e LDK-së për bashkim
Prishtinë, 12 tetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u takua sot në selinë e LDK-së me drejtuesit e Partisë Shqiptare Demokristianë të Kosovës, të prirë nga kryetari, Ukë Berisha.
Si bëhet e ditur në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustafa e shpjegoi në hollësi idenë e tij dhe ofertën e LDK-së drejtuar spektrit të djathtë të Kosovës dhe PSHDK-së në veçanti.
Kryetari i LDK-së theksoi se ideja e LDK-së, si partia më e madhe e djathtë në Kosovë, është që të bashkojë partitë e djathta në një platformë të përbashkët programore dhe zgjedhore, pa e prekur subjektivitetin e asnjë partie, theksohet në komunikatë.
Kryetari i PSHDK-së, Ukë Berisha, ndërkaq, tha se partia që drejton ai e ka mirëpritur ftesën e LDK-së për të bashkëpunuar dhe për tu lidhur në një platformë të përbashkët.
Ai theksoi raportet historike ndërmjet LDK-së dhe PSHDK-së, të nisur herët nga Presidenti Rugova.