19 Janar 2025

PSHDK: Kosova nuk ka shënuar progres në këtë vit

Prishtinë, 29 dhjetor - Qeveria e Kosovës në këtë fund vit, numëron regjistrin e sukseseve, suksese këto që sipas Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) s’janë askund evidente, ndërkaq në anën tjetër, qytetarët e Republikës së Kosovës, numërojnë dështimet e shumta dhe përjetojnë çdo ditë e më shumë degradimet në vend.

Për PSHDK-në, Kosova nuk ka shënuar progres në këtë vit dhe për këtë dëshmitë janë të shumta. Një gjë të tillë, e thonë raportet ndërkombëtare për Kosovën. Përkundrazi, ky vit do të mbahet mend se vit i ngecjeve dhe devijimeve të shumta.

Akuzat e njëpasnjëshme për abuzime me pushtetin, korrupsion dhe papërgjegjësi të institucioneve tona karshi jetës së qytetarëve, e kanë karakterizuar gjithë vitin që po lëmë pas.

Po ashtu, ky vit, ishte vit i skandaleve të shumta në shëndetësi, arsim, që janë dy sfera jetike për një shoqëri stabile.

Në anën tjetër, dialogu me Serbinë, për PSHDK-në, ishte një alibi e fort që qeveria të justifikoi dështimet e shumta, korrupsionin dhe ngecjet ekonomike në vend.

As në planin e integrimeve evropiane, nuk është bërë asgjë substanciale. Mungesa e demokracisë, është një pengesë serioze në rrugën e integrimeve, krahas korrupsionit, ndikimit të politikës në media e gjyqësor.

PSHDK-ja, është e bindur se me këto trende dhe me këtë papërgjegjësi, në vitin e ardhshëm do të kemi reprizën e dështimeve dhe devijimeve të njëjta. Prandaj, është koha e fundit, që të kthejmë kahen e zhvillimeve negative, drejt atyre pozitive, nëpërmjet reflektimit me përgjegjësi e etikë shtetformuese, sepse pa etikë shteformuese, Republika e Kosovës nuk do të mund të zhvillohet sipas parametrave moderne evropiane.

E PSHDK-ja mendon se Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të integrimeve evro-atlantike.

Kosova është futur në një rreth vicioz dhe për këtë, faji i faturohet kësaj qeverie të papërgjegjshme, që ka ngulfatur jetën në Kosovë.

Ne vlerësojmë se dalja nga kjo gjendje e pashpresë, është nëpërmjet reformës zgjedhore urgjente dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira, fere e demokratike në një kohë sa më të shpejt.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)