17 Janar 2025

PSHDK-ja është kundër veshjeve fetare në shkolla

Prishtinë, 16 gusht - Këto ditë është rihapur debati për lejimin e mbajtjes së shamisë, si veshje fetare, nëpër shkollat laike të Republikës së Kosovës.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) vlerëseon se nga ajo që ka parë nga rekomandimet e komisionit dhe debatet rreth kësaj çështje të ndjeshme, ka konstatuar se komisioni i ngritur nga Qeveria, është i përçarë, i fragmentuar dhe nuk i përfaqëson të gjitha palët e rëndësishme në vend.

Pikërisht për këtë sipas PSHDK-së komisioni nuk ka arritur asnjë kompromis dhe këto janë arsye të mjaftueshme që shamia të mbetet jashtë shkollave.

\"Ne jemi kundër politizimit të kësaj çështjeje dhe i bëjmë thirrje qeverisë që në asnjë mënyrë të mos bëjë gafe të pafalshme me këto çështje kaq të ndjeshme për vendin dhe të ardhmen e tij\", thekson PSHDK.

Po ashtu, PSHDK-ja është thellësisht e shqetësuar me presionin që bëhet për këtë çështje nga disa parti, të cilat në raste të caktuara kanë cenuar rëndë figurat tona kombëtare. Për qëllime të pastra elektorale të ndonjë individi a partie, nuk duhet të lejojmë të bëjmë gabime të pafalshme.

Kosova është përcaktuar të jetë shtet laik, prandaj futja e shamisë në shkolla sekulare, përbën një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës si shtet laik dhe si një vend ku feja është e ndarë nga politika.

\"Në kohën kur Kosova po e konsolidon shtetësinë e saj, futja e veshjes fetare në shkolla, në mënyrë unilaterale dhe duke përbush vetëm ambiciet e një bashkësie fetare, pa një kompromis të përgjithshëm shoqëror dhe pa involvimin e të gjitha bashkësive fetare në vend, përbën një kthim prapa.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)