19 Janar 2025

PSHDK-ja dënon rrëzimin e bustit të Nënë Terezës 

Prishtinë, 20 janar - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) vlerëson se rrëzimi i bustit të Nënë Terezës në Mitrovicë, duhet të na shqetësojë të gjithëve si shoqëri, e sidomos institucionet përgjegjëse të sigurisë, të cilat po vazhdojnë të tolerojnë veprimin e grupeve të ndryshme ekstremiste në Kosovë, të cilat nën petkun e religjionit po promovojnë dhe mbjellin intolerancë dhe mosdurim.

PSHDK-ja nuk dëshiron të paragjykojë rrëzimin e bustit të Nënë Terezës, por është thellësisht e brengosur me gjuhën e vrazhdë publike që promovohet në Kosovë, një gjuhë përjashtuese dhe tendencioze, që po e rrezikon kohezionin e brendshëm që është krijuar brenda kombit tonë dhe Kosovës nëpër vite.

\"Për ne, pikërisht është kjo gjuhë, e cila mund të bëhet motiv për rrëzimin e bustit, prandaj, PSHDK-ja kërkon ndërhyrjen urgjente të shtetit, si dhe mekanizmave ndërkombëtare, në pengimin e këtyre akteve, që mund të prishin ekuilibrat ndër ne dhe të destabilizojnë të ardhmen e vendit tonë.\"

\"Republika e Kosovës, më shumë se kurrë ka nevojë për tolerancë dhe mirëkuptim. E këto të dyja, nuk mund të jenë realitet, nëse kemi gjuhë përjashtuese që mund të vjen nga institucione të ndryshme, nga bota akademike apo sferat e religjionit\", thekson PSHDK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)