PSHDK: Gjykata e EULEX dështojn në vënien e zbatimit të ligjit
Deklarimi formal për "mbështetje e sundim të ligjit" ka pasur gjithnjë me mosgatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë, me prokurorët e gjyqtarët, me zyrtarët e administratës e me të tjerë organizma e mekanizma të ligjit e të shërbimeve civile. prandaj, krimi i organizuar e korrupsioni, në vend që të shënojnë rënie, kanë shënuar ngritje shkatërrimtare.
PSHDK-ja shpreh shqetësimin e saj se Gjykatat dhe fatkeqësisht, edhe misioni i EULEX-it, po dështojnë në vënien e zbatimit të ligjit e në çrrënjosjen a zvogëlimin e këtij krimi të organizuar dhe korrupsionit.
"Shqetësimi ynë ka të bëjë edhe me faktin, që, nëse afro gjysma e kryetarëve të komunave, ku udhëheq PDK-ja, janë nën hetime, kjo është një gjendje alarmante që fare nuk e brengos partinë në pushtet!"
"Dhe nëse ministra e zëvendëskryeministra gjenden nën hetime; në këtë mënyrë vetëm sa shtohet pesha e përgjegjësisë dhe mungojnë dorëheqjet për shkak të hetimeve dhe përgjegjësive që mbajnë ata", thuhet në deklaraten e PSHDK-së.
Mosbrengosjes së tillë i shtohen edhe indiferenca a mosmarrja me vrasjet politike të pasluftës. E keqja e tillë vetëm sa po shtohet e shtresohet. Po mbillet një mendësi antidemokratike dhe anti-Kosovë pikërisht prej keqbërësve të tillë, të cilët, jo vetëm që nuk respektojnë normat demokratike, institucionet që i drejtojnë, por krijojnë një imazh tepër të shëmtuar për Kosovën, po e minojnë dhe defaktorizojnë secilën përpjekje për evropianizim e integrime europerëndimore.
Duke mos zgjedhur mjete për tua zënë frymën drejtësisë, nga njëra anë, dhe duke mos u preokupuar me numrin kaq alarmues të zyrtarëve të lartë që gjenden nën hetime; PSHDK-ja kërkon që policia, prokurorët e gjyqtarët, zyrtarët e administratës e të tjerë organizma e mekanizma të ligjit e të shërbimeve civile, ta kryejnë punën e tyre, kurse EULEX të jetë i pakomnpriomis në misionin e vet.
Ndryshe, Kosova shkon drejt një shteti të dështuar në të gjitha pikëpamjet. Këtij dështimi nuk duhet ti japin krahë qytetarët, sepse e rëndon gjendjen e tyre sociale, ekomomike dhe e errëson perspektivën e tyre për zhvillim dhe për ndryshime pozitive.
Ndryshe, bosët e krimit ekonomik, të drogës e të trafikimit të qenieve njerëzore, lihen të lirë, ata krijojnë rrjetat e tyre të lidhjeve me policinë, gjyqet, prokurorinë e me organizmat tjerë të drejtësisë dhe administratës.
Nëse kundërshtimi i hetimeve pengohet vazhdimisht prej kreut të institucioneve tona komunale e qeveritare; atëherë kuptohet vetvetiu se njerëzve të veshur me pushtet u intereson të ketë një Kosovë pa shpresë dhe një shtet që dështon në të gjitha hallkat e tij.
Prandaj, PSHDK-ja apelon tek të gjitha institucionet që ta kryejnë punën e tyre, si dhe tek qytetarët që të kenë bashkëpunim me këto institucione. Kërkojmë që të gjithë ata që gjenden nën hetime dhe që kanë zvarritur e penguar këto hetime, të japin dorëheqje dhe përgjegjësi për veprimet e tyre.