PSHDK është shtëpia e demokristianëve në Kosovë
Prishtinë, 4 qershor - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës Emanuel Demaj në një konferencë për media ka reaguar ndaj individëve të caktuar që thirren në emër të PSHDK-së ,dhe ka sqaruar se PSHDK ishte ajo që bëri histori dhe as një parti tjetër demokristiane e themeluar për interesa persona të individëve të caktuar,që iken nga PSHDK-ja.
Pshdk-ja që nga viti 1990 ka punuar dhe ka ruajtur vlerat dhe traditën kombëtare, jemi partia e parë me numër 001 e regjistruar nëRepublikën e Kosovës , me 4 nëntor të vitit 1990 ,andaj që nga ajo kohë kemi qëndruar çdo herë besnik dhe të pa thyer ,rrugëtimi dhe misioni i ynë ka filluar shumë herët, ne për të realizuar qëllimet dhe synimet tona duhet të udhëtojm edhe me tutje së bashku, tani ka ardhur koha që të dëgjohet zëri i demokristianve në kuvendin e Kosovës , në institucionet e saja, PSHDK-ja është vlerë e pa thyer dhe historike, andaj ne jemi shtëpia e demokristianizmit në Kosovë, kemi udhëtuar 24 vite së bashku nën logon dhe ombrellën e PSHDK-së dhe nuk e braktisëm për as një moment siç vepruan shumë njerëz që krijuan emër në politik falë PSHDK-së,kjo ka dëshmuar edhe ne zgjedhjet e kaluara se ne jemi fuqia demokristiane ne Kosovë , me besimin dhe mbështetjen që na keni dhënë, këtë do ta dëshmoni edhe tani dhe do ta kthejmë PSHDK aty ku e ka vendin, aty ku duhet te ngritet zëri demokristian i cili ka munguar për katër vite,dhe sot e ka kuptuar edhe elektorati demokristian se PSHDK është forca dhe shtëpia e gjithë demokristianve në Kosovë,vetëm përmes PSHDK-së dëgjohet zëri demokristian në Kuvendin e Kosovë.
Demaj gjithashtu ka thënë se vetëm PSHDK-ja është ajo e cila ka krijuar urat lidhëse mes Kosovës dhe Evropës ,që nga viti 1990 ,dhe ky mision tani po vazhdon së bashku me misionin e ri ,i cili do ti përforcoj këto ura dhe do të bëjë që qytetari i Kosovës të lëvizë lirshëm dhe pa pasur nevojë për tu pajisur me viza, zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve te punës ,do të bëjë që qytetaret tonë të mos ikin nga Kosova, por shumica e tyre që janë jashtë Kosove të kthehen në shtetin e tyre.