PSHDK: Epopeja e lavdisë dhe historisë
Prishtinë, 5 mars - Në 15 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Partia shqiptare Demokristiane e Kosovës shpreh nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të djemve dhe vashave shqiptare në krye me Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe.
Sot, në këtë ditë të lavdishme shprehin respektin dhe pietetin me të lartë për familjet e të rënëve, invalidëve të luftës dhe në veçanti për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.
Prandaj, sot ne përulemi me respektin më të lartë para varrezave të dëshmorëve, gjithashtu para kontributit të jashtëzakonshëm të familjes, Jashari dhe të gjithë atyre që kontribuuan me pene, bukë e gjak për çlirimin e vendit, thuhet në komunikaten e PSHDK-së.
Me tej në komunikat thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një vazhdimësi e përpjekjeve shumë shekullore të shqiptareve për liri, ajo është njëra nga kryevepër e përpjekjeve për lirinë e Kosovës.
Ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës treguan më së miri se me çfarë çmimi ishin të gatshëm shqiptarët për ta fituar lirinë. Burrat legjendarë të familjes Jashari, gratë dhe fëmijët u flijuan me heroizëm të rrallë për të ndërtuar themelet e lirisë së Kosovës.