Pse Veseli e lëshoi takimin e Jahjagës

Prishtinë, 8 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte i ftuar në takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga me liderët politikë, është dashur ta lëshojë këtë takim, pasi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dashur të largohet kur e ka parë se edhe Veseli do të jetë pjesë e takimit.
Haradinaj ka kushtëzuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim me largimin e kryeparlamentarit Veseli nga kjo tryezë.
Burime të Epokës së re kanë bërë me dije se Veseli kur e pa situatën, ai qetësisht e ka lëshuar takimin për të mos dështuar përpjekja e presidentes për zgjidhjen e krizës politike.
Ai u largua qetësisht, vetëm që mos të dështoi përpjekja për të gjetur një zgjidhje rreth krizës politike që është krijuar, ka thënë ky burim për Epokën e re në kushte anonimiteti.