PSD ua uron të gjithë qytetarëve 12 vjetorin e pavarësisë
Prishtinë, 17 shkurt - Partia Socialdemokrate (PSD) ua uron të gjithë qytetarëve 12 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
"Shpallja e pavarësisë mbetet momenti ku bashkohet përpjekja dhe sakrifica e njerëzve që nuk janë më, me kujtesën kolektive të shoqërisë nën okupimin e Shtetit Serb dhe nevojës për transformime shoqërore, ekonomike dhe kulturore."
"Aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar. Shpallja e pavarësië është kusht i domosdoshëm, sikur që lufta për çlirim parapriu këtë rrugëtim."
"Mirëpo koha nuk mjaftohet me kaq, ajo insiston në aspirata të reja. Demokratizimi i vendit duhet të jetë synimi i tanishëm. "
"Kategoritë e ndryshme shoqërore duhet të organizohen dhe këmbëngulin jo vetëm në ushtrimin e të drejtave të tyre, por ne kultivimin e vlerave për solidaritet, barazi dhe pluralizëm", thekson PSD.