Protestuesit para qeverisë
Prishtinë, 9 janar - Sheshet Zahir Pjaziti, Nënë Tereza dhe Skënderbeu janë mbushur me plotë protestues.Para mbajtjes së fjalimeve kanë folur Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ymeri ka thënë se kjo masë e protestuesve është dëshmi se qytetarët nuk pajtohen me këto marrëveshje.
Ndërkaq lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo është një porosi se ka ardhur koha që të shkojnë Isa e Thaçi.
Kjo është një porosi e qartë që ka ardhur koha që Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi të shkojnë, ka thënë Ramush Haradinaj. Ndërkohë Visar Ymeri ka shtuar se qytetarët sot po vërtetojnë se nuk pajtohen me këto marrëveshje dhe as me shkeljen e kushtetutës