22 Janar 2025

Protesta shtyhet për një ditë tjetër

Prishtinë, 3 shkurt - Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka njoftuar se qytetarët e Republikës së Kosovës protesta e ftuar për nesër shtyhet për një ditë tjetër.

Është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër dhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë. Protesta I ka pasur dy kërkesa: shkarkimin e Jabllanoviqit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike. E para është plotësuar e dyta ende jo.

Vendimi i Qeverisë për largimin e Jabllanoviqit dëshmon se kërkesat e qytetarëve kanë qenë të drejta dhe legjitime.

Po të mos zvarritej ky vendim i Qeverisë do të ishte shmangur edhe dhuna brutale policore, që u ushtrua ndaj qytetarëve para, gjatë dhe pas protestave. Për shkak të kësaj vonese, shumë qytetarë u lënduan dhe disa prej tyre ende mbahen në paraburgim.

Andaj, kërkojmë që menjëherë të lirohen të arrestuarit që po mbahen në paraburgim. Gjithashtu, kërkojmë nga Prokuroria që të vazhdojë hetimin mbi kallëzimin penal që kemi bërë sot, ndaj dhunës së Policisë në protestën e kaluar.

I përgëzojmë qytetarët për gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, që si rezultat pati plotësimin e njërës prej kërkesave të protestës. Kjo fitore, jep shpresë për ndryshime edhe më të mëdha në të ardhmen, përmes rezistencës sonë të përbashkët.

Heqja e Aleksandër Jabllanoviqit është fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët të bashkuar në shesh e në protestë, i qëndruan dhunës së pushtetit, e arsenalit të policisë në kërkesat e tyre të drejta. Qytetarët kërkuan shkarkimin e Jabllanoviqit. Dhe nga sot Jabllanoviq nuk është më ministër në qeverinë e republikës së Kosovës.

Këto protesta e kanë dëshmuar se qëndrueshmëria dhe vendosmëria në rrugë të drejtë përherë ngadhënjen. Se qytetarët e bashkuar nuk mund të ndalen. Ndryshimet domethënëse bëhen nga masat, e jo nga individët. Nuk do të kishim pasur gjasë ne si deputetë ta bëjmë këtë që e bën protestat.

Isa Mustafa nuk tregoi nëse e ka shkarkuar apo ka kërkuar nga Jabllanoviq që të japë dorëheqje. Në konferencën e sotme për shtyp ai vetëm deklaroi se Jabllanoviqi më nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeverisës. Natyrisht që ka rëndësi nëse është shkarkuar apo nëse ka dhënë dorëheqje. Sidoqoftë njëra prej kërkesave të protestës u përmbush.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)