05 Maj 2024

Protesta e Vetëvendosjes, marrin pjesë rreth 600 persona

Prishtinë, 27 shkurt - Polica e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 12:00 ka filluar protesta e paligjshme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po mbahet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, saktësisht përballë objektit të qeverisë.

 

Sipas vlerësimeve nga tereni në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona.

Sipas vlerësimeve nga tereni në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona.

Paraprakisht policia e Kosovës ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar ne ndonjë rast.

Vetëvendosje kanë hequr pengesat në Sheshin Skënderbe, që i ndanin nga objekti i Qeverisë dhe i janë ofruar edhe më shumë objektit. Gjatë largimit të pengesave policia nuk ka intervenuar.

Nderkaq Vetëvendosje ka bërë të ditur se demonstruesit e kanë rrethuar qeverinë e Kosovës, pasi i kanë kaluar kordonët e vendosura nga policia.

Protestuesve të mbledhur para ndërtesës së Qeverisë iu është drejtues kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se protesta po zhvillohet kundër kësaj qeverie që shkel mbi popullin në emër të pushtetit. Kurti po ashtu tha se kjo qeveri ia hoqi popullit Republikën që ma vonë t`ia heq edhe veriun. Prandaj, sipas tij Vetëvendosje do ta pezullojë këtë qeveri që e solli fusnotën.

“Ne jemi ata të cilët nuk do të lëshojmë pe për kurrfarë çmimi. Por, sa më të fuqishëm që jemi ne aq më të rrezikuar do të jemi. Kjo do të thotë se ata në javët dhe muajt në vijim do të mund të na arrestojnë e dënojnë. Mirëpo, nëse ne edhe njëmijë herë do të biem, njëmijë e një herë do të ngritemi.”, tha Kurti para protestuesve.

Glauk Konjufcës në fjalën e tij para demostrueseve ka thënë se Kosova kurrë nuk ka përfituar diçka prej negociatave.

“Ai që thotë se Kosova ka përfituar prej negociatave nuk e njeh në thelb procesin politik nëpër të cilin ka kapërcyer Kosova”, ka thënë ai. “Shteti dhe sovraniteti nuk bëhen në negociata me Serbinë. Hyrja në negociata do të thotë vetëdije dhe gatishmëri që të hysh në një proces në të cilin do të japësh diçka.”

Ai ka thënë se qeveritarët po përgaditën ta japin veriun e vendit.

“Por, politikanëve nuk iu mjaftoi ky çmim – dhe e pranuan edhe Planin e Ahtisaarit. Tash nuk po I mjafton Plani I Ahtisaarit dhe na I sollën 8 kompromise tjera. Por ky nuk është fundi. Ata po përgatiten për veriun”, ka thënë ai.

“Prandaj ne si popull duhet të përgatitemi që ta shpëtojmë territorin e Kosovës, duke ia dhënë fundin politik mandatit të kësaj Qeverie.”

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar, Visar Ymeri, duke folur para demonstruesve, tha se republika nuk është një shtesë kot në emrin shtetëror. Ajo është e shtetit dhe pa të nuk mund ta kemi as shtetin.

“Republikën po tentojnë të na heqin ata që nuk e duan një shtet të përbashkët për të gjithë. Por, që e duan një shtet që iu konvenon vetëm atyre. E këta janë pushtetarët e Kosovës të cilët e hoqën reciprocitetin me Serbinë e të cilët tash po e heqin edhe republikën”, tha Ymeri.

Pas këtij fjalimi, Ymeri i bëri thirrje policisë që mos t’i provokojnë protestuesit dhe t`i lejojnë ta zhvillojnë protestën ashtu siç e kishin planifikuar. Më pas, protestues dhe deputet të lëvizjes

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)