23 Janar 2025

Protesta do të jetë paqësore

Prishtinë, 13 prill - Liderët e subjekteve politike opozitare kanë deklaruar se protesta e 18 prillit do të jetë e qetë dhe paqësore.

Pas takimit të përbashkët, që e kanë pasur të zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!, ata i kanë ftuar gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten kësaj proteste, duke thënë se në këtë ditë do të protestohet për jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.


Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se protesta do të jetë e dinjitetshme dhe masive.

“Në protestën e ardhshme do të protestohet me dinjitet e në mënyrë paqësore. Protesta do të jetë masive, sepse vërtetë është tepruar nga shkalla e kapjes së shtetit nga keqpërdorimi dhe abuzimi me qytetarin”, ka thënë Haradinaj.

Edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se protesta do të jetë paqësore, duke shtuar se pushteti është ai i cili po propagandon se kjo protestë nuk do të jetë e paqësore.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët e pakënaqur që të marrin pjesë në këtë protestë, duke thënë se vetëm zëri i bashkuar dëgjohet. “Ne do të dalin në një protestë ashtu siç na ka hije, të qetë, paqësore dhe që ka për qëllim kërkesat tona që tani janë publike. Kërkesë mbi kërkesë është slogani kundër kapjes së shtetit”, ka theksuar Limaj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka qenë prezent në këtë takim e ka prezantuar marshin e protestës. “Ato pikat, të cilat i kemi ngritur për kapjen e shtetit, reflektohen edhe me marshin e protestës. Mbledhja do të bëhet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, pastaj është një marsh te KEDS-i, te Gjykata Kushtetuese, te RTK-ja, për të përfunduar në sheshin ‘Skënderbeu’”, është shprehur Ahmeti.

Ai ka treguar se do të organizohet transporti i qytetarëve prej qendrave tjera të Kosovës deri në Prishtinë.

(Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)