16 Janar 2025

Promovohet pjesëmarrja e shoqërisë civile në ligj-bërje

Prishtinë, 21 maj - Sot u mbajt takimi i parë në serinë e takimeve mes Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile me temë përmirësimin e bashkëpunimit dhe përfshirjen e mëtutjeshme të shoqërisë civile në ligj-bërje.

Takimet janë pjesë e një nisme të OSBE-së për të formalizuar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe sektorit jo-qeveritar.

“Bashkëpunimi më i strukturuar  në mes shoqërisë civile dhe Kuvendit të Kosovës do të shpie drejt transparencës dhe përfshirjes më të madhe të publikut në ligj-bërje dhe procese tjera vendim-marrëse,” tha Elaine Conkievich, Drejtoreshë e Departamentit të OSBE-së për Demokratizim.

“Hartimi i parimeve të bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të finalizohen këtë vjeshtë de të miratohen nga Kuvendi do të kenë si rezultat mbikëqyrje më të madhe dhe përgjegjshmëri nga ana e Kuvendit ndaj publikut.” 

Nisma u ndërmor pas rekomandimeve në një raport të OSBE-së mbi raportet Kuvend-shoqëri civile, për themelimin e një forumi “i cili do të realizojë një dialog për përmirësim të parimeve të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)