Promovohet koncepti i shoqërisë gjithëpërfshirëse
Prishtinë, 11 shkurt - Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Greg Delawie do të flasë me rastin e hapjes së konferencës Rritja e Pjesëmarrjes së Grupeve të Margjinalizuara në Kosovë.
Konferenca Rritja e Pjesëmarrjes së Grupeve të Margjinalizuara në Kosovë ka për qëllim që të promovojë konceptin e shoqërisë gjithpërfshirëse; të ngrisë vetëdijen publike mbi çështjen e grupeve të margjinalizuara; dhe të përmirësojë mundësitë për individët e margjinalizuar që të ushtrojnë të drejtat e tyre në shoqëri.
Konferenca është organizuar nga aktiviteti i USAID-it Angazhimi për Barazi i cili implementohet në partneritet me Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).