Prokurorja e Shqipërisë, Ina Rama viziton Kosovën

Prishtinë, 26 mars - Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Ina Rama, sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. 
Gjatë kësaj vizite Prokurorja e  Përgjithshme Rama do të takohet me Presidenten e vendit, me Kryeprokurorin e Shtetit, me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me ministrin e Drejtësisë dhe me ministrin e Punëve të Brendshme.
 















