06 Maj 2024

Prokuroria Speciale pushoi hetimet ndaj Zana Kotorrit

Prishtinë, 19 korrik - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pushoi hetimet ndaj Zana Kotorrit, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë Aktvendim e mori Prokurori Special, Ali Rexha, me arsyetim: “Pushimi i hetimeve për këtë çështje penalo-juridike bëhet pasi që me asnjë provë materiale apo formale nuk është vërtetuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen si dhe asnjë vepër tjetër penale që ndjekja të ndërmerret sipas detyrës zyrtare”. 

Ky Aktvendim është marrë  në pajtim me nenin 224 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, i mbështetur në Raportin përfundimtar të Njësisë së Përbashkët të Hetimeve Financiare të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, të datës, 10 maj 2012.

Hetimet penale ndaj zonjushës, Zana Kotorri, kanë filluar më 28 tetor 2010 me dyshimin për: “Shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit; përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës dhe dhënie të ryshfetit”, ku dënimi maksimal, për kryesit e veprave të këtilla penale,  parashihej të jetë deri në dhjetë vjet.    

Hetimet ishin nisur nga një letër anonime e dërguar në Agjencinë Anti-Korrupsion për “shkelje ligjore në tri projekte të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)