Prokuroria e Dogana nënshkruan memorandum mirëkuptimi
Prishtinë, 20 janar - Sot u bë nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit në mes Prokurorisë së Shtetit dhe Doganave të Kosovës.
Memorandumi u nënshkrua nga kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Naim Huruglica, me bindjen se memorandumi do të kontribuojë në përmirësimin e komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave dhe përvojave.
Qëllimi i nënshkrimi të këtij memorandumi është përmirësimi i bashkëpunimit për zbatimin e drejtë të ligjit, duke pasur parasysh rëndësinë e luftimit të suksesshëm të krimit financiar, kontrabandimit me mallra dhe krimit të organizuar, si dhe unifikimin e qëndrimeve për zbatimin e drejtë të legjislacionit penal dhe doganor në Kosovë dhe ngritjes së shkathtësive të prokurorëve dhe zyrtarëve doganor për zbatimin e drejtë të ligjit.
Ky memorandum do të fillojë të zbatohet nga data 27 janar 2011.