Prokuroria dhe Ambasada amerikane diskutojnë për mbrojtjen e votës
Prishtinë, 26 shtator - Institucioni i Prokurorit të Shtetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton “Mbrojtja e Votës”, për zgjedhjet e parakohshëm parlamentare ku do të diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.
Tryeza organizohet nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Po ashtu, pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë, kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.