Projektligji për zgjedhjet shkon në Kryesinë e Kuvendit
Prishtinë, 24 mars - Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët e Komisionit për Legjislacion, vendosën projektligj për zgjedhjet të dorëzohet në kryesinë e Kuvendit, e cila mund ta japë dritën jeshile për të kaluar në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Ditë më parë, dokumenti për zgjedhjet parlamentare është kthyer nga Qeveria në Kuvend, ndërsa komisioni përgjegjës ka dhënë rekomandimet përfundimtare.
Votimi i Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme ishte parashikuar të bëhej në seancën e kaluar, por Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetari i këtij komisioni është shprehur se Ministria e Financave ka konstatuar, se ky projektligj nuk ka kosto financiare shtesë.