16 Janar 2025

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes arrin në Kuvend

Prishtinë, 3 qershor - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë i ka arritur kryesisë dhe sipas tij ky projektligj duhet të kalojë procedurat e nevojshme derisa të sillet në seancë për votim. Krasniqi edhe pse e ka parë projektligjin, nuk pranoi të jap vlerësim, duke theksuar se seanca do ta thotë fjalën e vet.

E Komisioni për Legjislacion tashmë është ngarkuar nga kryetari i Kuvendit që ta shqyrtojë projektligjin për marrëveshjen e 19 prillit. Kryetari i këtij komisioni Arben Gashi pritet t’i rekomandojë anëtarëve tjerë të komisionit që ta thërrasin ministrin e drejtësisë njëherit zëvendëskryeministrin Kuçi të raportojë lidhur me ligjin për amnistinë.

“Dhe do ta paralajmërojmë të paktën nga Ggrupi Parlamentar i LDK-së se një ligj për amenstinë nuk mund të ketë lidhje të caktuara territoriale dhe nuk mund të jetë për individë të caktuar, por duhet të jetë për kategori të veprave penale të caktuara ashtu parasheh edhe amendamenti kushtetues”, tha Gashi

Ndërsa kryeparlamenatri Krasniqi tha se ligji për amnistinë duhet të ketë reciprocitet, ajo që kërkohet për kriminelët serbë në pjesën veriore duhet të jetë edhe në pjesën tjetër.

“Edhe pse është shumë e padrejtë që pjesëtarët e UÇK të ndiqen për krime lufte.Vet krimet e luftës e kanë një standard. Unë konsiderojë se kjo që po ndodh në Kosovë, nuk është krejt në standardet që ekzistojnë për vlerësimin se çfarë është krim lufte dhe çfarë është krim kundër njerëzimit, megjithëkëtë drejtësia duhet ta thotë fjalën e ve”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, Kryesia vendosi sot që të enjten të vazhdohet me seancën e javës së kaluar ku në rend ditë është votimi i Rezolutës për Luginë të Preshevës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)