27 Prill 2024

Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve, baza e Kodit Civil

Prishtinë, 25 janar - Me  Projektligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, Ministria ka synuar të arrijë dy qëllime: që ligji të jetë funksional për vendin dhe të plotësojë kriteret e shteteve të BE-së.

Kështu tha zv. kryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ministër i Ministrisë së Drejtësisë Hajredin Kuçi në dëgjimin publik të mbajtur sot, organizuar nga Komisioni për Legjislacion.

Kryetari i Komisionit Arben Gashi, ndërkaq, pasi falënderoi të pranishmit dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, vlerësoi se Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve, është baza kryesore e Kodit Civil të Kosovës, andaj rëndësinë e tij e cilësoi të veçantë dhe kërkoi angazhim nga të gjithë.

Në debatin rreth këtij projektligji, u angazhua edhe anëtari i Komisionit, Arsim Bajrami.

Ai me këtë rast lavdëroi punën dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë, ku me theks të veçantë foli për gjuhën me të cilën janë formuluar nenet  e Projektligjit (rreth një mijë sosh), e cila sipas tij është gjuhë moderne e formulimit të neneve, ndërkaq, miratimin e këtij projektligji e quajti imediat.

Edhe përfaqësuesi i Institutit Gjyqësor të Kosovës, Islam Sllamniku, bëri vlerësim shumë pozitiv rreth këtij Projektligji. Sllamniku në vijim po ashtu tha se nga shtatë ligjet nga pakoja civile, vetëm Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve nuk është miratuar ende, ndërkaq, bëri thirrje për miratimin sa më të shpejtë të tij.

Për sa u përket rekomandimeve nga ana e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Sllamniku sqaroi se ato i janë ofruar Komisionit në një tryezë pune të organizuar në Tiranë vitin e kaluar, dhe shprehu kënaqësinë që ato rekomandime janë inkorporuar në Projektligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)