16 Janar 2025

Projektligji për FSK-në procedohet për mendim në Qeveri

 Prishtinë, 8 mars - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ka proceduar për mendim në Qeveri Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
 
Po ashtu, Kryesia vendosi që vazhdimi i seancës plenare, me pikat e mbetura, të mbahet të enjten, më 9 mars, duke filluar në orën 10:00.
 
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. U shqyrtua Propozim - Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017, si dhe Projektligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, të cilat do të radhiten si pika të rendit të ditës në një nga seancat e radhës.
 
Kryesia konstatoi po ashtu se kërkesa e deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë nënshkrues, për debat parlamentar me temë: Mos zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe kërkesa e deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, e mbështetur edhe nga 8 deputetë tjerë nënshkrues për debat parlamentar në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, i plotësojnë kushtet për procedim në seancë plenare.
 
Për këto dy tema deputetët do të debatojnë në një nga seancat plenare të radhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)