Projekti "E-Kabineti" nuk u realizua
Prishtinë, 17 maj - Salla e ku mbahen mbledhjet e qeverisë, Ministria e Administratës Publike ka instaluar laptopë, për këtë arye qeveritarët së bashku me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi do të bëjnë një kurs se si t,i përdorin ato.
Projekti i quajtur "E-Kabineti" që ka një vlerë diku tek 330 mijë euro, ende nuk ka filluar të jetësohet, edhe pse nga kjo ministri ky projekt nismën e ka që në shtator të vitit 2011.
Sipas disa dokumentacioneve që posedon gazeta "Tribuna", çdo material qeveritar apo zyrtar që është në letër duhet të kalohet në dixhital, ndaj do të përdoren laptopë. Por këto të fundit mesa duket shërbejnë vetëm si dekor pasi nuk ka filluar të jetësohet projekti.
Mosrealizimin e këtij projekti të MAP-it e ka pohuar të enjten edhe Eset Rama, drejtor i Sekretariatit Koordinues të Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit. Projekti në fjalë është në implementim e sipër. Ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i tij, ka thënë shkurt Rama.