Programit Legjislativ të këtij viti i shtohen 8 projektligje
Prishtinë, 29 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 102-të të rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Isa Mustafa, në të cilën ka miratuar dokumente nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ishte dokumenti i parë që ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.
Programit Legjislativ të këtij viti i janë shtuar 8 projektligje të reja, janë tërhequr dy, ndërsa afati kohor për dorëzimin në Qeveri iu është ndryshuar 10 projektligjeve.