Procesi për liberalizimin e vizave është duke i numëruar orët
\"Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli, prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizmin e vizave për Kosovën tashmë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët dhe ky është një lajm i mirë dhe histori e re për Kosovën\", është shprehur Thaçi.
Presidenti Thaçi këtë deklarim e ka bërë pas një takimi që ka pasur me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.