18 Janar 2025

Procesi i votimit në veri zhvillohet përgjithësisht qetë

Mitrovicë, 17 nëntor - Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” është duke monitoruar procesin e rivotimit në tri qendra të votimit në Mitrovicën e Veriut.

DnV për monitorimin e këtij procesi ka angazhuar vëzhgues në të tri këto qendra si dhe disa ekipe mobile.

"Monitoruesit tanë deri më tani kanë paraqitur të dhënat si fillimi i rrjedhës së votimit dhe mbarëvajtja e procesit. Të dhënat nga terreni na tregojnë se janë hapur të gjitha vendvotimet në të tri qendrat e votimit, me përjashtim të disa vonesave prej 10 apo 20 minutash në disa vendvotime", thekson DnV.

Sipas vëzhguesve të DnV-së procesi i votimit në këto orë të mëngjesit po zhvillohet përgjithësisht qetë.

Demokracia në Veprim i bën thirrje organeve që ofrojnë siguri në Kosovë, që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që marrin pjesë në votime.

Demokracia në Veprim i bënë të thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)