24 Dhjetor 2024

Procesi i Berlinit, test i liderëve për bashkëpunim rajonal

Prishtinë, 15 tetor - Kohëve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor ka shpenzuar mjaft energji dhe kohë në debatin se kush është forumi për bashkëpunimin rajonal: Procesi Berlinit apo “Mini-Schengen/Ballkani i Hapur”.

Instituti Epik konsideron se tani, vizita e kësaj jave e Kancelares Merkel i dha fund këtij diskutimi.

Kancelarja nënvizoj qartë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet dhe se mbetet forum i vetëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal.

"Ne përgëzojmë të gjitha partitë politike në Kosovë të cilat në vazhdimësi kanë mbajtur qëndrim konzistent në përkrahje të Procesit të Berlinit, duke jetësuar kështu aspiratat dhe besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe më konkretisht në rolin udhëheqës të Gjermanisë", thekson Epik.

Me rreshtimin konzistent kundër iniciativës “Mini-Schengen/Ballkani i Hapur”, partitë politike në Kosovë kanë parandaluar përpjekjet për minimin e rolit të aleatëve tonë perëndimor në Ballkanin Perëndimor dhe kanë evituar krijimin e hapësirës politike dhe ekonomike për akterët malinj në rajon.

Tani, duke lënë këtë debat prapa nesh, Instituti EPIK e konsideron të rëndësishme që e gjithë vëmendja e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit të fokusohet në kuadër të procesit të Berlinit dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal deri në vitin 2024. Për të arritur këtë duhet të veprojmë tani.

Qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor me të drejtë presin nga liderët e rajonit të lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e tyre me akte konkrete. Kosova dhe Bosnja vazhdojnë të kanë regjim të vizave.

Kualifikimet akademike dhe profesionale nuk njihen nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bizneset humbin afërsisht 26 milionë orë pritje në vit në pikë-kalimet kufitare brenda Ballkanit. Vonesat në kufi janë 5 herë më të gjata se në BE. Këto janë pengesat reale dhe ditore të qytetarëve dhe bizneseve.

Në këtë drejtim, Samiti i Lubjanës i cili do të mbahet me 6 tetor 2021 përfaqëson mundësinë ideale për të bërë progres drejt thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

 Tani e një kohë të gjatë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nën mbështetjen e BE-së, janë duke negociuar nënshkrimin e katër marrëveshjeve të cilat do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe bizneseve në rajon.

Nënshkrimi i katër marrëveshjeve do të sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe biznese duke lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti, duke siguruar njohjen e kualifikimeve akademike dhe profesionale në mes vendeve të rajonit dhe duke hequr regjimin e vizave në mes Bosnjës dhe Kosovë.

Po ashtu, avancimi i krijimi të Tregut të Përbashkët Rajonal përmes nënshkrimit të katër marrëveshjeve respektive do lejoj zbatimin efektiv të 30 miliardë EURO të parapara me Planin Investiv dhe Ekonomik të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Plani Investiv dhe Ekonomik të BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh investime të rëndësishme në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në përputhje me vizionin e procesit të Berlinit.

Në Kosovë, Plani do të financoj: (1) ndërtimin e “Autostradës së Paqes” në mes Kosovës dhe Serbisë; (2) ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë – Beograd; (3) ndërtimin e hidrosistemit Ibër-Lepenc, faza II; dhe (4) ndërtimi i Interkoneksionit të gazit Kosovë – Maqedonia e Veriut.

Në Shqipëri, Plani do të financoj: (1) rrugën hekurudhore në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi; (2) kompletimi i “Autostradës së Kaltër” që do të përfshijë bajpasin e Tiranës; (3) ndërtimin e Hidrostacionit të Skavicës; (4) rehabilitimin e Hidrostacionit të Fierzës; dhe (5) ndërtimin e tubacionit të gazit Fier – Vlorë.

Në gjithë këtë kontekst Epik konsideron se koha e debateve politike ka përfunduar dhe tani liderët e gjashtë vendeve duhet të marrin hapa konkret në integrimin e vendeve të Ballkanit në mes vetes, dhe me Bashkimin Evropian.

"Nënshkrimi sa më i shpejtë i katër marrëveshjeve të negociuara në kudër të procesit të Berlinit është litmus testi i çdo lideri të rajonit për të dëshmuar përkushtimin e tyre për bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian", deklaron Epik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)