02 Maj 2024

Procedura të mira për zgjedhjen e Gjyqtarëve e Prokurorëve

Prishtinë, 7 dhjetor - Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian organizoi një ngjarje të veçantë për të lansuar programin për mbështetjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) drejt zhvillimit të një sistemi të strukturuar për emërimin, vlerësimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës.

Me këtë rast, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian Khaldoun Sino theksoi se:

“Ne kemi investuar shumë në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë. Pas verifikimit të suksesshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ne synojmë të ndihmojmë në konsolidimin e Këshillit. Një element kyç në kudër të mbështetjes sonë është krijimi i sistemit për menaxhimin e burimeve njerëzore në përputhje me standardet evropiane. Kjo do të forcojë edhe më tej pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit në Kosovë”.

Si pjesë e këtij organizimi, para hisedarëve kryesorë dhe opinionit u prezantuan projektet e financuara nga BE gjatë tri viteve të fundit.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Z.Enver Peci theksoi se “Mbështetja për Gjyqësorin paraqet një hap shumë të rëndësishëm drejt promovimit të vlerave të efiçencës, transparencës dhe llogaridhënies, vlera të cilat KGJK pa mëdyshje synoj ti arrij”. Kam besim të plotë se projekti i lansuar sot do të përshpejtoj arritjen e objektivave që sigurojnë pavarësi të KGJK-së dhe performancë më të mirë”.

Përfaqësuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi shtoi se “Fillimi i këtij projekti është vazhdim i mbështetjes së ofruar nga Komisioni Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë në përgjithësi dhe sistemit prokurorial në veçanti. Siç e dini, ne tashmë kemi filluar procesin e zbatimit të Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”.

Kosova është duke reformuar sistemin gjyqësor dhe një numër i ligjeve të reja janë miratuar. Tashmë është shënuar progres mbresëlënës, veçanërisht përmes procesit të verifikimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, projekt ky gjithashtu i financuar nga BE dhe i përfunduar në fund të vitit 2010. Përmes këtij procesi është siguruar që kandidatët për pozitat në sistemin gjyqësor të emërohen pas vlerësimit të kompetencës profesionale, hetimit në lidhje me historikun si dhe vlerësimit të performancës dhe të dhënave profesionale.

Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial do të kenë mbështetje në procesin e zhvillimit të procedurave të reja për rekrutim, transferim dhe promovim të gjyqtarëve dhe prokurorëve në përputhje me standardet e BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)