20 Janar 2025

Prizreni me bilanc negativ në zbatimin e rekomandimeve

Prishtinë, 8 maj - Gjatë vitit 2013 dhe në katër muajt e parë të 2014-ës në kuadër të monitorimit të transparencës së Qeverisë Komunale të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka publikuar të gjeturat e hulumtimeve të ndryshme dhe së bashku me to ka ofruar edhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes në dikastere të caktuara.

Gjithashtu ka reaguar edhe ndaj çështjeve të ndjeshme duke kërkuar veprim adekuat nga përgjegjësit e komunës së Prizrenit.

Brenda kësaj periudhe qeveria lokale ka ndërmarrë disa veprime në drejtim të zbatimit të disa rekomandimeve, që megjithatë duhet të përcillen me hapa të mëtutjeshëm, në mënyrë që të ketë përmirësim të standardeve të qeverisjes së mirë dhe demokratike.

Krahas kësaj, ka pas edhe raste kur ekzekutivi komunal i ka injoruar propozimet që kanë ardhur nga shoqëria civile, duke bërë që ndërtimi i partneritetit ndër-sektorial të mbetet ende vetëm një objektiv i dëshiruar.

Bazuar në këto përvoja, EC Ma Ndryshe ka bërë një bilanc të rekomandimeve të zbatuara dhe të pazbatuara nga Qeveria Komunale e Prizrenit, në mënyrë që ky përkujtues të shërbej si dokument për  reflektim dhe veprim konkret nga organet komunale.

Ndër hapat pozitivë të Komunës së Prizrenit në raport me kërkesat e monitoruesve ka qenë lejimi i pjesëmarrjes së tyre në mbledhjet e ekzekutivit, derisa konkluzionet respektivisht vendimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit i janë dorëzuar monitoruesve vazhdimisht dhe me kohë.

Ofrimi i raporteve mujore lidhur me shpenzimet e buxhetit komunal ka shënuar përparim gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu edhe gatishmëria për të dhënë përgjigje në kërkesat e shumta që  janë bërë për qasje në dokumente publike,  përkundër ndonjë vonese në këtë drejtim.

Komunikimi me monitoruesit ka qenë korrekt dhe gjatë kësaj periudhe ka pas nisma ku shoqëria civile është ftuar të jetë pjesë e hartimit të projekteve të caktuara, megjithëse një gjë e tillë duhet të zgjerohet edhe në përgatitjen e politikave publike. 

Megjithatë ekzekutivi i Prizrenit në shumë çështje ka hezituar që t’i shqyrtoj me seriozitet dhe t’i trajtoj me efikasitet të gjeturat dhe rekomandimet e monitoruesve të EC Ma Ndryshe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)