16 Janar 2025

Prizreni dhe Suhareka përkrahin proceset në shërbimin civil

Prishtinë, 13 dhjetor - Zyrtaret  e Ministrisë se Administratës Publike nga Departamenti i Administrimit të Shërbimit  Civil , kryesuar nga drejtori Tefik Mahmuti, vizituan komunat e Prizrenit dhe të  Suharekës.

Qëllimi i takimit ishte njohja për se afërmi me proceset e menaxhimit të burimeve njerëzore në  Shërbimin Civil.

Në takimet e mbajtura  me kryetarin e komunës së Prizrenit Ramdan Muja, përkatësisht kryetarin e  komunës së Suharekës, Salih Asllanaj  dhe bashkëpunëtorët e tyre, u fol rreth sfidave që po paraqiten në zbatimin  e legjislacionit në Shërbimin  Civil  në këto dy komuna.

Pos kësaj, në këto takime është biseduar edhe për SIMBNJ-në, angazhimet dhe punët që ndërlidhën me procesin e Katalogut të vendeve të punës, për procesin e  klasifikimit, ngritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë dhe rëndësinë e  strategjive që janë pjesë e proceseve.

Tefik Mahmuti ka thënë se Ministria e Administratës Publike/DASHC është e përkushtuar në zbatimin e plotë të reformave të ndërmarra  në dy vitet e fundit në administratën publike. 

Ai, falënderoi udhëheqësit e komunave të Prizrenit  dhe të Suharekës për përkrahje të këtij procesi,  sepse në saje të këtij bashkëpunimi po krijohet një standardi të ri në Shërbimin Civil.

Kryetarët Muja dhe Asllanaj falënderuan drejtorin Mahmuti  për vizitën e bërë duke përgëzuar për punën e deritanishme në realizimin e këtyre proceseve dhe shprehen gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)