18 Janar 2025

Prishtina vendosi të qeveriset nga Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti

Prishtinë, 1 dhjetor - Sonte, më 1 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencën e jashtëzakonshme për media, me ç’rast e shpalli fitoren e Shpend Ahmetit në garën e balotazhit në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari i shtabit zgjedhor për Prishtinën, Dardan Sejdiu, tha se Prishtina u bë qytet i qytetarëve për qytetarët.

Ai i falënderoi vullnetarët, komisionerët, qytetarët e Prishtinës që treguan një solidaritet të pashoq, që treguan një gatishmëri që edhe përkundër motit të keq, të dalin në numër të madh dhe ta bëjnë të mundur këtë fitore të të gjithë qytetarëve.

“Prishtina do të jetë e të gjithëve, pa dallim partie, por e qytetarëve dhe për qytetarët. Prishtina do të jetë shembull se si duhet të qeveriset”, tha Dardan Sejdiu.

Ai bëri thirrje që procesi të shkojë në rregull deri sat ë përfundojë numërimi i plotë, por potencoi se ky rezultat nuk ka kthim.

“Lëvizja Vetëvendosjebeson se është në rrugë të drejtë dhe në këtë rrugë ajo do t’ia kthej qytetarit besimin në politikë, që aq shumë ju ka munguar.

Edhe Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa i cili ishte kandidat për krytar të Prishtinës ka pranuar se nga të dhënat që ka marrë deri më tani, nuk mund të thot se kanë marrë rezultat të mirë në Prishtinë.

\"Unë falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që më kanë dhënë besimin në mandatet e deritashme, si dhe të gjithë ata qytetarë që më kanë votuar sot.\"

\"Po ashtu, dëshiroj të falënderoj qytetarët në mbarë vendin për kulturën e lartë që kanë treguar sot dhe gjatë gjithë fushatës, që nga fillimi\", ka theksuar Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)