18 Janar 2025

Prishtina s’i druhet shkëmbimit të territoreve

Prishtinë, 22 nëntor - Pyetjet nga gazetarët në New York ia kanë hequr diplomacinë kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic.

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në të cilën pak minuta më parë kishte folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, kreu i qeverisë serbe ka përmendur sërish zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë.

Kjo zgjidhje sipas Dacicit është shkëmbimi i territoreve.

Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve.

Ndonëse e duan normalizimin, palët kanë qëllime krejtësisht të ndryshme, shkruan “Tribuna”.

Kosova do që nëpërmjet dialogut të shtrijë autoritetin në gjithë territorin dhe të fitojë legjitimitetin ndërkombëtar, derisa Serbia do që të ndajë Kosovën, ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)